Moti i keq me reshje bore, shoqëruar me temperatura të ulëta dhe erë të fortë, në zonat veriore dhe juglindore ka vështirësuar qarkullimin e mjeteve.
Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) bën të ditur se të gjitha segmentet rrugore nacionale janë të hapura dhe të qarkullueshme, por rekomandon që në akset me prezencë bore të përdoren gomat dimërore ose zinxhirët.
Sipas ARRSH-së, grupet e punës me mjetet borëpastruese kanë vijuar pa ndërprerje me pastrimin e rrugëve nga dëbora dhe shpërndarjen e kripës për të evituar ngricat.
Postimi i plotë:
Gjatë natës kanë vijuar reshjet e dëborës 🌨️në zonën veriore dhe juglindore, shoqëruar me rënie të temperaturës dhe erë💨
🦺Grupet e punës me mjetet borëpastruar kanë vijuar pa ndërprerje me pastrimin e rrugëve nga dëbora dhe shpërndarjen e kripës për të evituar ngricat❄️
🛣️Të gjitha segmentet rrugore nacionale janë të hapura dhe të qarkullueshme, në akset me prezencë dëbore rekomandohet përdorimi i gomave dimërore ose zinxhirëve🚗
⚠️Në akset: Vaudejes- Pukë-Fushë Arrëz-Kalimash vazhdojnë reshjet e dëborës, në Qafë Mali trashësia e dëborës arrin deri në 50 cm, në Skurraj-Peshkopi në Kukës-Ura e Zapodit, Kukës-Krumë-Kam, Kukës-Bushtricë, Kuben-Vasije, Ura Fanit-Shpal, Shpal-Ura e Repsit ka pasur reshje dëbore të shoqëruar me erë që grumbullojne borë rekomandohen goma dimërore ose zinxhirë.
⚠️Në Rajonin Qendror në rrugën e Dajtit ka pasur reshje dëbore rekomandohen goma dimërore ose zinxhirë në Qafë Prisk-Qafë Mollë-Bizë, në km e fundit të rrugës Librazhd-Steblevë.
⚠️Në rajonin e Korçës ka pasur reshje dëbore në Qafë Thanë, Qafë Plloçë, në Korçë-Dardhë, Korçë-Voskopojë, Korçë-Ersekë, Ersekë- Leskovik, borepastrueset ndodhen në terren, rekomandohet përdorimi i gomave dimërore ose zinxhirë, pasi mjetet me goma verore, krijojnë problematikë në qarkullimin e mjeteve, bllokojnë rrugën dhe kthehen në pengesë edhe për borëpastrueset.