E priti sa zbriti gruan nga makina, zbardhet dinamika si u vra biznesmeni në Tiranë

Shqipëria

E priti sa zbriti gruan nga makina, zbardhet dinamika si u vra biznesmeni në Tiranë

Më: 13 janar 2025 Në ora: 10:37
Bujar Nasufi

Një tjetër atentat ka tronditur Tiranën, pikërisht në zonën e njohur si “Pallati me Shigjeta” ku biznesmeni Bujar Nasufi u qëllua me 6 plumba ky dy prejt tyre i ranë në gjoks.

Ngjarja ndodhi rreth orës 20:40 minuta, ndërsa Nasufi u qëllua pak momente pasi zbriti bashkëshorten nga automjeti dhe po shkonte për të parkur mjetin e tij tip Benz. Ai u qëllua për vdekje nga një person që dyshohet se ka vepruar i vetëm pa bashkëpunëtorë.

Sipas burimeve autori e ka ruajtur 56-vjeçarin në afërsi të banesës dhe ka qenë i maskuar, hipur mbi motor i kamufluar si shpërndarës picash ku pasi e ka vrarë Nasufin është larguar ne drejtim të Selitës.

Policia nuk ka asnjë informacion mbi identitetin e tij ndërsa viktima Bujar Nasufi ka pasur në pronësi një mobileri

Nasufi nuk ka ndonjë precedent penal ose problematikë të ditur por priten dëshmitë e familjarëvë të tij. Janë sekuestruar kamerat e sigurisë për të ndihmuar në identifikimin e autorit.

Pista e vetme paraprake që po heton policia është ajo e konflikteve për pronat por familjarët kanë deklaruar se pronat janë ndarë që herët dhe s’ka pasur probleme mes vëllezërve.

Bujar Nasufi ishte babai i një djali 6-vjeçar, familja e tij me origjinë nga Berati që prej kohës së diktaturës jeton në zonën e Selitës së vogël, e përbërë nga 5 vëllezër, të cilët janë pronarë të disa bizneseve në rrugën “Irfan Tomini”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat