Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, uroi sot homologun e Kroacisë, Zoran Milanoviq, për fitoren e mandatit të dytë në krye të shtetit pas zgjedhjeve presidenciale në balotazhin e së dielës.
Në mesazhin e tij, Begaj shkruan se “Shohim përpara për të vazhduar forcimin e partneritetit tonë”.
“Urimet më të përzemërta për mikun tim, Zoran Milanović, në rizgjedhjen si President i Kroacisë. Shohim përpara për të vazhduar forcimin e partneritetit tonë”, – shkruan Presidenti Begaj në mesazhin e urimit në profilin e tij zyrtar në platformën X drejtuar homologut kroat.
Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanović, fitoi një mandat tjetër të dielën.