Përrenjas, vijon puna për hapjen e rrugëve të bllokuara nga bora

Shqipëria

Përrenjas, vijon puna për hapjen e rrugëve të bllokuara nga bora

Më: 13 janar 2025 Në ora: 17:08
Përrenjas

Reshjet e dëborës që kanë përfshirë vendin kanë shkaktuar probleme në disa zona malore.

Në bashkinë e Përrenjasit, reshjet e borës të shoqëruara edhe me erë të fortë, kanë shkaktuar disa vështirësi në qarkullim dhe mungesë të energjisë elektrike.

Ekipi i Agjencisë së Shërbimeve Publike ka qenë në terren që në orët e para të mëngjesit duke bërë kriposjen e rrugëve si edhe duke punuar për hapjen e rrugëve në zona të bllokuara në njësinë administrative Qukës, në fshatrat Bërzeshtë, Skroskë, Pishkash, Qukës-Skënderbe; në njësinë administrative Rrajcë në fshatrat Kotodesh, Katjel e Rrajcë, si edhe vijon puna për hapjen e rrugëve dhe në njësinë më të largët, Stravaj.

“Gjithashtu ekipet e OSSH janë në terren për riparimin e defekteve dhe duke punuar për rikthimin e energjisë elektrike”, njofton bashkia e Përrenjasit.

Bashkia u bën apel qytetarëve që të shmangin lëvizjet e panevojshme dhe drejtuesit e automjeteve të pajisen me zinxhirë ose vendosjen e gomave dimërore në akse ku ka problematikë.

“Për çdo emergjencë kontaktoni Ekipin e Emergjencave në Bashkinë Përrenjas ose Administratorët përkatës në zonën ku jeni”, njofton bashkia e Përrenjasit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat