Teksa zgjedhjet e 11 majit po afrojnë, shqiptarët e Diasporës kanë nisur që të regjistrohen për të votuar.
Në një njoftim të bërë me dije nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, shkruhet se 10 mijë shqiptarë nga Diaspora janë regjistruar për të votuar në më pak se 72 orë.
Ajo shton se votimi është i lehtë dhe i shpejtë, duke i nxitur që mos ta humbasin këtë mundësi unike.
“𝟭𝟬.𝟬𝟬𝟬 𝗥𝗲𝗴𝗷𝗶𝘀𝘁𝗿𝗶𝗺𝗲 𝘁𝗲̈ 𝗦𝗵𝗾𝗶𝗽𝘁𝗮𝗿𝗲̈𝘃𝗲 𝗺𝗲 𝗩𝗲𝗻𝗱𝗾𝗲̈𝗻𝗱𝗿𝗶𝗺 𝗝𝗮𝘀𝗵𝘁𝗲̈ 𝗩𝗲𝗻𝗱𝗶𝘁 𝗡𝗲̈ 𝗠𝗲̈ 𝗣𝗮𝗸 𝘀𝗲 𝟳𝟮 𝗢𝗿𝗲̈ 𝗣𝘂𝗻𝗲.
KQZ Shqipëri nxit të gjithë shtetasit shqiptarë që duan të votojnë nga jashtë të regjistrohen sa më parë për të marrë pjesë në Zgjedhjet për Kuvendin të datës 11 Maj 2025. Shpërndani linkun e mëposhtëm që të aplikojnë edhe miqtë dhe të afërmit tuaj.
Regjistrimi është i lehtë dhe i shpejtë. Vizitoni diaspora.kqz.gov.al dhe mos e humbni këtë mundësi unike për të shkruar historinë bashkë.
Vota Jote, Zëri Yt për Shqipërinë!
Voto për Zgjedhjet e 11 Majit
#VotoNgaJashtë2025
Shkarkoni aplikacionin mobile KQZ për Android dhe IOS, ose vizitoni ëëë.kqz.gov.al (rubrika Votues nga Jashtë) për të marrë të gjitha informacionet se si mund të votoni nga jashtë territorit të Shqipërisë për zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë 2025”, shkruan KQZ.