Gripi godet të miturit! Fëmijët në kopshte e çerdhe me temperaturë deri në 40 gradë, simptomat agresive

Shqipëria

Gripi godet të miturit! Fëmijët në kopshte e çerdhe me temperaturë deri në 40 gradë, simptomat agresive

Më: 13 janar 2025 Në ora: 20:09
Foto ilustrim

Këto ditë janari fëmijët e vegjël janë më të prekurit nga virozat gripi dhe RSV.

Mjekët pediatër thonë se kryesisht janë fëmijë të kopshteve dhe çerdheve të cilët kanë manifestuar temperaturë 39-40 gradë.

Virozat apo viruset që kanë prekur fëmijët dhe jo vetëm duken se po shfaqin simptoma më agresive.

Përveç fëmijëve të vegjël nuk mbeten pas edhe nxënës të shkollave  të cilat janë prekur nga kjo situatë e ngarkuar.

Mjekët këshilloj nënat të mbajnë fëmijët në shtëpi në këto raste.

ISHP ka konfirmuar që përveç virozëve të shumta qarkullon virusi i gripit, RSV dhe Covid-19.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat