Një person u gjet i pajetë në autostradën Fier-Vlorë mbrëmjen e kësaj të hënë.
Sipas policisë, dyshohet se është qëlluar më armë zjarri në drejtim të një automjeti me drejtues 30-vjeçarin Kristian Marku, i cili ka humbur jetën.
Në vendngjarje kanë shkuar shërbime të Policisë së DVP Vlorë dhe grupe të Forcës Kombëtare të Sigurisë Njësia Fier. Vijon krehja e zonës dhe kontrollet për kapjen e autorëve.
Gjithashtu është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, vijojnë intensivisht hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe sigurimin e provave, me qëllim dokumentimin ligjor të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.
Kristian Marku rezulton me precedent penal për “Vrasje me dashje ne bashkepunim mbetur ne tentative” dhe “Mbajtja pa leje e armeve te zjarrit dhe municionit luftarak”.
Kristian Marku alias Kristi Bardhi dyshohet të jetë autor në ngjarjen e datës 26.03.2023, rreth orës 19:00, ndodhur në Rreshen, ku pati të shtëna me armë zjarri në drejtim të shtetasit me iniciale S. R.