Xhaxhai iu vra në 2023/ Një muaj pas ngjarjes qëlloi me armë zjarri Saimir Reçin, pista kryesore e ekzekutimit të Kristian Markut, hakmarrja

Shqipëria

Xhaxhai iu vra në 2023/ Një muaj pas ngjarjes qëlloi me armë zjarri Saimir Reçin, pista kryesore e ekzekutimit të Kristian Markut, hakmarrja

Më: 13 janar 2025 Në ora: 20:36
Ilustrim

Pista kryesore ku po heton policia për vrasjen e Kristian Markut është hakmarrja.

Shtetasi Kristian Marku alias Kristi Bardhi është nga Mirdita dhe rezulton të jetë nipi i Martin Bardhit të vrarë në Rrëshen në shtator të vitit 2023.

30-vjeçari dyshohet të jetë autor në ngjarjen e datës 26.03.2023, rreth orës 19:00, ndodhur në Rrëshen, Mirditë, ku pati të shtëna me armë zjarri në drejtim të shtetasit me iniciale Saimir Reçi.

Veprat penale të konsumuara “Vrasje me dashje në bashkëpunim mbetur në tentativë” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të zjarrit dhe municionit luftarak”. Po nuk u arrit të provohet përfshirja e tij në këtë ngjarjes dhe arriti të fitonte lirinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat