Vrasja e Kristian Markut/ Si e implikonte në dëshminë e tij Saimir Reçi për atentatin e dështuar

Shqipëria

Vrasja e Kristian Markut/ Si e implikonte në dëshminë e tij Saimir Reçi për atentatin e dështuar

Më: 13 janar 2025 Në ora: 20:53
Vrasja e Kristian Markut/ Si e implikonte në dëshminë e tij Saimir Reçi për atentatin e dështuar

30-vjeçari Kristian Marku mbeti viktimë mbrëmjen e sotme në një atentat me armë zjarri në aksin Fier-Vlorë. Ai ishte i përfshirë në një atentat të dështuar ndaj Saimir Reçit në vitin 2023.

Ky i fundit ka implikuar Markun në një dëshmi të dhënë më parë për ngjarjen e vitit 2023 që ndodhi në Rrëshen.

Ai ka përshkruar në detaje momentin kur Kristian Marku, alias Kristi Bardhi, ishte i përfshirë në atentatin ndaj tij, bashkë me të afërm të tjerë të familjes Bardhi.

Sipas dëshmisë së Reçit, konflikti mes tij dhe familjes Bardhi nisi disa muaj më parë, kur ai u përball me një situatë të tensionuar pranë shtëpisë së tij. “Në lidhje me konfliktin me familjen e viktimës, Martin Bardhi, gjithçka ka nisur kur po dilja nga banesa dhe pashë djalin e shtetasit Paulin Lleshi pranë shtëpisë time. Ai ishte në mjetin e tij, ndërsa një person tjetër po filmonte nga shtëpia ime,” tha Reçi në dëshminë e tij.

Ai tregoi se ndaloi personat që po filmonin dhe pas një përplasjeje verbale, ai e goditi me shpullë djalin e Paulinit. “Në këtë moment, personi që ndodhej në mjet me të reagoi dhe e godita edhe atë me shpullë,” shtoi Reçi.

Pas rreth 30 minutash, Saimir Reçi po lëvizte me automjetin e tij, kur përballë lokal “Filopati”, ai pa një automjet “Audi” që i kishte bllokuar rrugën. “Nga automjeti ‘Audi’, zbritën shtetasit Erind Bardhi, Kristi Bardhi dhe bashkë me ta u afrua edhe babai i Erindit, Martin Bardhi. Ata mbanin pistoleta në duar dhe nisën të qëllonin në drejtim të mjetit tim,” tha ai.

Reçi përshkroi momentin e sulmit: “Gjatë kësaj kohe, Erindi qëlloi në xhamin e mjetit tim, dhe më pas edhe Kristi, ndërkohë që unë, për t’u shpëtuar, kam bërë një aksident tek karburanti ‘Kthella’.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat