Gjendet një makinë e vjedhur duke u djegur në Vlorë, dyshohet të jetë e autorëve të vrasjes së Kristian Markut

Shqipëria

Gjendet një makinë e vjedhur duke u djegur në Vlorë, dyshohet të jetë e autorëve të vrasjes së Kristian Markut

Më: 13 janar 2025 Në ora: 21:06
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një automjet është gjetur duke u djegur, i cili dyshohet të jetë përdorur nga autorët e vrasjes së 30 vjeçarit Kristian Marku.

Ngjarja e rëndë u shënua mbrëmjen e kësaj të hëne në autostradën Fier-Vlorë, ku është qëlluar ndaj automjetit tip Volkswagen” me të cilën lëvizte 30-vjeçari Kristian Marku.

30-vjeçari ishte person me precedentë penalë për “vrasje me dashje në bashkëpunim mbetur në tentativë” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të zjarrit dhe municionit luftarak”.

Vlorë/Informacion shtesë

Në vijim të veprimeve hetimore lidhur me vrasjen me armë zjarri të shtetasit K. M., në autostradën Fier-Vlorë, pranë vendit të quajtur “Kripa”, është gjetur i djegur automjeti tip “Volkswagen Golf”, i dyshuar i përdorur nga autorët e kësaj ngjarjeje. Nga verifikimet paraprake, rezulton se targat e automjetit tip “Golf” janë denoncuar të vjedhura më herët.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet hetimore dhe këqyrjen e automjetit të djegur për të siguruar çdo gjurmë që mund të ndihmojë në zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e autorëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat