Rrugë të bllokuara nga dëbora dhe mungesë energjie elektrike në Pogradec

Shqipëria

Rrugë të bllokuara nga dëbora dhe mungesë energjie elektrike në Pogradec

Më: 13 janar 2025 Në ora: 21:23
Foto nga vendi i ngjarjes

Moti i keq me dëborë ka lënë prej 12 orësh pa energji elektrike disa fshatra të Pogradecit.

Gjithashtu bëhet me dije se është punuar dhe hapur tashmë rruga kryesore Golik-Vërri-Proptisht, aksi Proptisht-Slabinjë-Velçan dhe rruga Pogradec-Varret e Grekut-Trebinjë.

Po ashtu po vijon edhe në këto momente puna në aksin Qafë-Plloçë-Dardhas për hapjen totale të rrugës kryesore, ndërsa po punohet edhe në aksin Kakaç-Grunjas.

Përgjatë ditës është punuar për hapjen dhe kriposjen rrugëve kryesore në njësitë Buçimas, Udënisht, Çerravë do vijohet edhe nesër me rrugët dytësore.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat