Moti i keq/ Disa problematika me energjinë elektrike në Shkodër e Elbasan

Shqipëria

Moti i keq/ Disa problematika me energjinë elektrike në Shkodër e Elbasan

Më: 13 janar 2025 Në ora: 21:24
Ilustrim

Njoftim mbi situatën e furnizimit me energji elektrike në vend.

Strukturat e Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes kanë punuar pa ndërprerje gjatë 24 orëve të fundit, duke bërë të mundur riparimin e defekteve të shkaktuara nga moti i keq.

Janë zgjidhur plotësisht problemet e furnizimit me energji elektrike në qarkun e Vlorës dhe pothuajse plotësisht në rrethet Durrës, Burrel, Fier, Kukës, Korçë, Berat dhe Gjirokastër.

Vijon të ketë problematika të vogla në rajonin e Shkodrës dhe më të vështira në rajonin e Elbasanit, në të cilin nënstacioni i Përrenjasit vazhdon të jetë jashtë pune.

Në raport me gjendjen e mëngjesit të sotëm ka një përmirësim të ndjeshëm për sa i përket eleminimit të avarive në rang vendi, duke bërë të mundur riparimin e 90% të defekteve në fidera dhe rikthimin e energjisë në rreth 81% të konsumatorëve të prekur.

Ditën e nesërme parashikohet mot më i qëndrueshëm, me më pak erë dhe ku pritet të ndalojnë reshjet, por temperaturat do të ulen me tej, duke e bërë akoma më sfiduese situatën e transmetimit dhe shpërndarjes së energjisë elektrike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat