“PS është dukshëm përpara”, Fevziu bën parashkimin për 11 majin: Drejtuesit e forcave të reja politike po kopjojnë të vjetrit

Shqipëria

“PS është dukshëm përpara”, Fevziu bën parashkimin për 11 majin: Drejtuesit e forcave të reja politike po kopjojnë të vjetrit

Më: 13 janar 2025 Në ora: 23:09
Blendi Fevziu

Gazetari Blendi Fevziu, ka folur për situatën parazgjedhore në vend, diasporën dhe partitë e reja që kanë hyrë në tregun politik. Fevziu i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV u shpreh se e majta është në përparësi krahasuar me opozitën e djathtë.

Ai gjithashtu komentoi edhe votimin e diasporës për herë të parë në zgjedhjet parlamentare. Po ashtu Fevziu u shpreh i zhgënjyer me drejtuesit e forcave të reja politike, duke thënë se ata kopjojnë të vjetrit.

“Sipas një sondazhi ka një rritje të PD-së nga ajo që ka qenë në gusht. Sipas të dhënave që kam unë PS është dukshëm përpara. Nuk e di nëse PD do të rritet se sa është sot. Rama ka stabilitet në votën që mbledh. Unë mendoj se vota e diasporës mund të jetë problem për opozitën. Unë i bëj thirrje çdo qytetari të rregjistrohet të votojë siç e mendon.

Nëse diaspora shkon në 100 mijë vota që për mua është shumë e vështirë janë 8 mandate dhe me aq ndërron rrjedha politike. Unë kam një problem me partitë e reja. Të rinjtë kthehen në modelin e Ramës dhe të Berishës me bërtitje dhe denoncime si Berisha që ka 35 vjet. A ka njeri që do të sjellë një realitet të ri, një normalitet. A do të ketë një lider të vërtetë? Këtu ka një matrioshkë të madhe që gjen brenda të tjerë”. tha Fevziu. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat