Vrasja në Vlorë/ Policia e Mirëditës ushtron kontrolle në Rrëshen, një i shoqëruar

Shqipëria

Vrasja në Vlorë/ Policia e Mirëditës ushtron kontrolle në Rrëshen, një i shoqëruar

Më: 13 janar 2025 Në ora: 23:18
Ilustrim

Pas atentatit të Vlorës, ku mbeti i vrarë një 30-vjeçar, Policia e Mirditës ka ushtruar kontrolle në banesat e qytetit të Rrëshenit dhe ka ngritur pika të ndryshme kontrolli në hyrje-dalje të qytetit.

Mësohet se Policia ka shoqëruar një person, i cili do të merret në pyetje në lidhje me dinamikën e ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e sotme në Vlorë.

Kujtojmë se vrasja e 30-vjeçarit ndodhi vetëm pak orë më parë në autostradën Fier-Vlorë, ku automjeti i tij u qëllua me armë zjarri.

Policia vijon punën për zbardhjen e ngjarjes së rëndë, por deri më tani është mundur të zbulohet se targat e automjetit të përdorur nga autorët kanë qenë të vjedhura. Automjeti i tyre u gjet i djegur vetëm 300 metra nga vendi ku ndodhi vrasja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat