“Takimin me Trump, Putin e sheh si moment të artë”, eksperti: Për Europën disa vendime mund të jenë problematike

Shqipëria

“Takimin me Trump, Putin e sheh si moment të artë”, eksperti: Për Europën disa vendime mund të jenë problematike

Më: 14 janar 2025 Në ora: 00:40
Pamje nga studio

Eksperti i Marrëdhënieve Ndërkombëtare, Ledion Krisafi në emisionin “360 Gradë” në ABC News, foli për luftën në Ukrainë dhe takimin e mundshëm që është paralajmëruar të zhvillohet mes Donald Trump dhe Vladimir Putin.

Gjatë fjalës së tij Krisafi tha se një pjesë e mirë e Europës mund të mos jenë dakord për çfarë mund vendimesh mund të merren. Ai shtoi se Europa do të jetë në mbështetje të Ukrainës dhe jo për ndarje të saj.

Një prej problemeve të faktit që Trump dhe Putin ulen në tavolinë një pjesë e madhe e Europës mund të mos jenë dakord për vendimet që mund të marrin, Putin e sheh si momentin e artë për të bërë shumë gjëra anë terren dhe mendon që ndoshta Trump është personi i duhur dhe i pëlqejnë marrëveshjet e thjeshta.

Besoj që kushdo që të jetë në Gjermani në fund të shkurtit nuk do të pranojnë një fakt të tillë. Kur dy palët kryesore të arrijnë marrëveshje për të ndarë Ukrainën, Evropa mund të bëjë të kundërt, duke e mbështetur dhe duke dashur mos ta ndajë Ukrainën”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat