Pas reagimit të Ramës lidhur me çështjen Xibraka, kryeministri ka prekur dhe një temë tjetër për të cilën është shprehur se opozita ka shpifur për të shkuarën e tij për një sërë gjërash.
Një reagim i tillë, për avokatin Saimir Vishaj është veçse një viktimizim.
Ndër të tjera, në Euronews Albania, ai ka shprehur pakënaqësi edhe për punën e SPAK dhe drejtësinë.
“Shqetësues është fakti se menduam se bëmë një reformë në drejtësi por në fakt nuk na çoj asgjëkundi, nuk na dha asnjë produktivitet të ri.
Referuar SPAK, Veshaj thekson se ky institucion ka pasur një rënie si dhe ka humbur besimi ndaj tij.
“I jemi qepur një institucioni të posaçëm duke i varur të gjitha problemet. SPAK duhet të mos bjerë totalisht sepse në fakt ka një rënie. Deri më sot asnjë prokuror aty nuk mund të ketë firmosur një vendim ndaj një minsitri që është në detyrë. Rikthimi i besimit ndaj SPAK më duket shumë i vështirë. Humbja e besimit shkon te cënimi i reformës. SPAK ka vepruar tek krimi i organizuar ndërsa në korrupsion nuk kemi asnjë rast.
Ndërkaq, sa i përket reagimeve të kryeministrit Rama i cili shprehet se është akuzuar dhe kanë shpifur për të shkuarën e tij, sipas Vishajt është thjesht pjesë e fushatës politike.