Duke filluar nga dita e sotme pritet përmirësimi gradual i kushteve atmosferike mbi vendin tonë.
Sipas Shërbimit Meterologjik Ushtarak moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura por edhe intervale afatshkurtra kthjellimi kryesisht përgjatë ultësirës perëndimore.
Në relievet malore në verilindje dhe juglindje vranësirat do të shoqërohen me reshje të dobëta dhe të herëpashershme dëbore.
Për ditën e Mërkurë moti përgjatë ultësirës perëndimore parashikohet me kthjellime e alternime vranësirash kalimtare ndërsa në relievet malore në lindje mot kryesisht i vranët si dhe intervale afatshkurtra me diell.
Për ditën e Enjte dhe atë të Premte moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin përjashtuar vranësirat e pakta kalimtare kryesisht në relievet malore në lindje.