Moti i keq/ 11 fshatra mbeten të bllokuar në Pogradec, të tjerë pa energji

Shqipëria

Moti i keq/ 11 fshatra mbeten të bllokuar në Pogradec, të tjerë pa energji

Më: 14 janar 2025 Në ora: 09:39
Foto ilustrim

Vazhdon të jetë e rënduar situata e motit nga dëbora e dendur në qarkun e Korçës. 11 fshatra kanë mbetur të bllokuar tërësisht nga dëbora në bashkinë e Pogradecit, ku dëbora ka arritur deri në 50 cm. Ndërkohë që 12 fshtra të tjerë janë pa energji elektrike për shkak të një defekti.

Për shkak të temperaturave të ulëta dhe rrugëve të bllokuar nuk zhvillohet mësimi në 6 shkolla në Pogradec dhe dy në Kolonjë.

Nga ana e bashkive është punuar për hapjen e rrugëve dytësore e lidhëse, pastrimin e shesheve dhe të rrugicave në qytete, etj. Është hapur segmenti Vithkuq-Shtyllë-Panarit, Voskopojë-Lekas, janë hapur rrugët lidhëse në bashkinë Devoll dhe do të vazhdohet me Njësinë Adminstrative Miras, në Bashkinë Pustec janë hapur të gjitha rrugët lidhëse me fshatrat. Gjithashtu edhe në bashkinë Kolonjë ka vazhduar puna për hapjen e rrugëve në Helmës, Prodan dhe Bejkovë. Nga Bashkia Pogradec janë hapur rrugët lidhëse me qendrat e Njësive Administrative Proptisht, Velçan, Trebinjë, Dardhas dhe Çërravë, sot do të vazhdojë puna për hapjen e rrugëve lidhëse me fshatrat e tyre.

Ka përmirësim në furnizimin me energji elektrike, pa energji elektrike jane: Bashkia Maliq fshatrat Protopapë dhe Pulahë, 12 abonentë, në Bashkinë Kolonjë Njësia Administrative Leskovik, fshati Peshtan, Vrepckë, Lashovë, Gjirakar 10 abonentë, resorti “Peshku Sotire”, 3 abonentë. Bashkia Korçë fshati Panarit, Trebickë dhe Orgockë 20 abonentë, në Bashkinë Pogradec 2 abonentë në grupi i antenave në fshatin Çervenakë.

Problem shqetësues vazhdon të mbetet riparimi i defektit dhe rikthimi i energjisë elektrike në fshatrat e Njësisë Administrative Proptisht të cilët marrin energji elektrike nga Agjenc.Elekt. Përrenjas. Është komunikuar me OSSHEE Elbasan dhe pritet riparimi i linjës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat