Fatmir Mediu në Parlamentin Evropian: Zgjedhjet e lira dhe të ndershme janë detyrimet e Shqipërisë

Shqipëria

Fatmir Mediu në Parlamentin Evropian: Zgjedhjet e lira dhe të ndershme janë detyrimet e Shqipërisë

Më: 14 janar 2025 Në ora: 10:35
Foto nga vendi i ngjarjes

Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu ndodhet në Parlamentin Evropian në Bruksel së bashku me deputetet e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, Jorida Tabaku dhe  Oerd Bylykbashi, si pjesë e në një aktivitet 2 ditor të organizuar nga EPP dhe ECR.

Gjatë takimeve me kryetarin e Partive Popullore Manfred Weber dhe deputetë të partive popullore grupi më i madh në Parlamentin Europian, Mediu thotë se i kanë shpjeguar situatën në Shqipëri dhe sipas tij pamundësinë për zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Mediu thekson se zgjedhjet e lira dhe të ndershme janë detyrimet e Shqipërisë si vend anëtar i NATO-s dhe vend i cili kërkon të bëhet anëtar i BE.

“Nevoja për një qeveri kujdestare është domosdoshmëri, për zgjedhjet, që të garantojë zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe të mbaj larg duart e qeverisë për të manipuluar zgjedhjet”, shprehet Mediu.

Postimi i Mediut

Bruksel në Parlamentin Europian

Së bashku me kolegët e Partisë Demokratike, Vokshi, Tabaku dhe Bylykbashi jemi në një aktivitet 2 ditor të organizuar nga EPP dhe ECR.

Gjatë takimeve me kryetarin e Partive Popullore Manfred Weber dhe deputetë të partive popullore grupi më i madh në Parlamentin Europian shpjeguam situatën e rëndë në Shqipëri, pamundësinë për zgjedhje të lira dhe të ndershme, ndërhyrjen dhe ndikim e krimit të organizuar në blerjen e votave, intimidimin e votuesve dhe përdorimin e shtetit dhe administratës në zgjedhje.

Zgjedhjet e lira dhe të ndershme janë detyrimet e Shqipërisë si vend anëtar i NATO-s dhe vend i cili kërkon të bëhet anëtar i BE.

Nevoja për një qeveri kujdestare është domosdoshmëri, për zgjedhjet, që të garantojë zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe të mbaj larg duart e qeverisë për të manipuluar zgjedhjet

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat