“Përmirësimi i Shqipërisë, shembull për vendet e tjera”, Komisionerja Evropiane për Zgjerimin: E vizitoj në shkurt

Shqipëria

“Përmirësimi i Shqipërisë, shembull për vendet e tjera”, Komisionerja Evropiane për Zgjerimin: E vizitoj në shkurt

Më: 14 janar 2025 Në ora: 12:19
Marta Kos

Komisionerja Evropiane për Zgjerimin, Marta Kos pritet të vizitojë vendin tonë në muajin shkurt. Lajmin e dha vetë komisionerja Kos, në fjalën e saj në Parlamentin Europian.

Ajo vlerësoi përmirësimin e Shqipërisë në rrugën drejt anëtarësimit në familjen europiane, përmirësim që sikundër tha komisionerja duhet të merret shembull nga vende të tjera.

“Deri më tani kemi dy pretendentë kryesorë, Malin e Zi dhe Shqipërinë. Mali i Zi ka të gjithë kapacitetet që të përfundojë procesin e grupkapitujve deri në vitin 2026 ndërsa Shqipëria deri në vitin 2027. Ne do t’i mbështesim, por sigurisht kjo është një punë e vështirë. Pyetja m’u bë nëse i shikoj këto dy vende anëtare deri në vitin 2028.

Nëse këto vende japin atëherë këto vende duhet të na bashkohen. Unë do të shkoj në shkurt në Shqipëri dhe shpresoj që këto lëvizje që po bën dhe i gjithë ky përmirësim dhe vullnet që ky vend ka treguar duhet të merret si shembull edhe nga vendet e tjera, përfshirë Serbinë.” -u shpreh ajo./

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat