U gjet i vdekur në oborrin e banesës me shenja në trup, dyshimet se 81-vjeçari është vrarë!

Shqipëria

U gjet i vdekur në oborrin e banesës me shenja në trup, dyshimet se 81-vjeçari është vrarë!

Më: 14 janar 2025 Në ora: 12:26
Foto ilustrim

Detaje të reja dalin nga ngjarja në Zall-Bastar, ku 81-vjeçari Xhemal Meta u gjet i vdekur në oborrin e banesës së tij.

Policia po heton pistën e vrasjes së të moshuarit, pasi në trupin e tij janë konstatuar shenja.

Ndërkohë pritet dhe ekspertiza mjeko ligjore për të përcaktuar saktësisht shkakun e vdekjes së Xhemal Metës.

“Me datë 13.01.2025, rreth orës 09:00, në Zall-Bastar, është gjetur pa shenja jete në oborrin e banesës së tij shtetasi Xh.M, rreth 81 vjeç.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të ndërrimit të jetës”, njoftoi policia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat