Përmbyten tokat, shirat në Myzeqe vunë në vështirësi edhe blegtorët

Shqipëria

Përmbyten tokat, shirat në Myzeqe vunë në vështirësi edhe blegtorët

Më: 14 janar 2025 Në ora: 12:36
Foto nga vendi i ngjarjes

Shirat e dendur që shoqëruan zonën e Myzeqesë dy ditët e fundit sollën mjaft probleme.

Veç dëmeve të shkaktuara nga erërat e forta në pemë dhe makina, probleme janë shfaqur dhe në tokat bujqësore.

Niveli i lartë i reshjeve ka bërë që kanalet të mbushen në nivelin maksimal duke bërë që uji të përhapet dhe në të mbjella, ndërkohë që janë përmbytur edhe stanet.

Në hidroforin e Karavastasë është dëmtuar një nga pompat dhe më pak ujë tërhiqet nga zonat bujqësore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat