“Plumbi i artë”/ Dumani dëshmon në GJKKO: Avokati Bengasi ndërmjetësoi në lirimin tim, dhashë 40 mijë euro për të afërmin e një ministri

Shqipëria

“Plumbi i artë”/ Dumani dëshmon në GJKKO: Avokati Bengasi ndërmjetësoi në lirimin tim, dhashë 40 mijë euro për të afërmin e një ministri

Më: 14 janar 2025 Në ora: 12:57
Nuredin Dumani

Nuredin Dumani po vijon dëshminë me dyer të mbyllura në GJKKO për dosjen “Plumbi i Artë”.

Dumani ka treguar se si arriti që të lirohej nga qelia pasi ishte arrestuar për vepra të tjera penale.

Dumani tregoi se, avokati Alban Bengasi, ka qenë ndërmjetës për lirimin e tij duke paguar shumën prej 40 mijë eurosh dhëndrit të vëllait të ish ministrit Nasip Naço, që në atë kohë ishte shef i spitalit.

Dumani ishte arrestuar për pengmarrje por pasi siguroi dokumentin për probleme shëndetësore u lirua. Momentalisht Dumani po tregon njohjen me bashkëpunëtorin tjetër të drejtësisë, Erjon Alibej

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat