Fluks automjetesh drejt Kishës së Laçit, probleme me rrugën

Shqipëria

Fluks automjetesh drejt Kishës së Laçit, probleme me rrugën

Më: 14 janar 2025 Në ora: 13:32
Foto ilustrim

Rruga drejt Kishës së Laçit, e njohur për rëndësinë e saj shpirtërore dhe pelegrinazhet e shumta, po përballet me një problematika për shkak të gjendjes së saj të vështirë për qarkullim.

Pavarësisht përmirësimit të motit, Bashkia e Kurbinit duket se ka neglizhuar pastrimin dhe mirëmbajtjen e rrugës, duke krijuar vështirësi për besimtarët që udhëtojnë drejt Kishës së Shna Ndout, veçanërisht në ditë si e marta, kur numri i pelegrinëve është i lartë.

Pamjet tregojnë një situatë ku lëvizja e mjeteve është e kufizuar, duke shkaktuar shqetësim te qytetarët dhe vizitorët që kërkojnë të kryejnë pelegrinazhin e tyre.

Kjo mungesë ndërhyrjeje nga ana e autoriteteve lokale ngre pikëpyetje mbi përkushtimin e tyre për të siguruar akses të lehtë në një vend kaq të rëndësishëm për komunitetin dhe për besimtarët nga e gjithë Shqipëria.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat