“Ai nxori armën dhe…”- I dashuri i gruas e plagosi në sy të djalit 9-vjeçar, rrëfehet motra e 40-vjeçarit

Shqipëria

“Ai nxori armën dhe…”- I dashuri i gruas e plagosi në sy të djalit 9-vjeçar, rrëfehet motra e 40-vjeçarit

Më: 14 janar 2025 Në ora: 13:39
Dy personat e përfshire në rast

Motra e Gledian Hoxhallarit, 40-vjeçarit të plagosur me armë zjarri nga i dashuri i gruas së tij, 25-vjeçari Klement Beqaj, ka rrëfyer dinamikën e ngjarjes, sipas rrëfimit të të vëllait që ndodhet tek Trauma.

Në emisionin “Me zemër të hapur” të moderatores Evis Ahmeti, ajo deklaroi se i vëllai, Gledian Hoxhallari i kishte kërkuar llogari 25-vjeçar për fjalorin banal që kishte përdorur në sy të djalit të tij 9-vjeçar, që ishte dëshmitar i ngjarjes tronditse.

“Vëllai tha ‘kam ngritur dorën drejt tij për ta kapur në bluze’, por ka ngelur në tentativë, dora i ka ngelur ngritur pa arritur ta kapë sepse ai ka nxjerrë pistoletën që kishte në brez dhe e ka qëlluar”, tregoi ajo.

Motra e 40-vjeçarit u shpreh se Melisa Hoxhallari la djalin e saj të traumatizuar në rrugë me babin e plagosur, të cilin i mituri nuk e dinte nëse ishte gjallë apo jo.

E motra: Fillimisht ka dalë vëllai nga lokali dhe kur e ka parë që kanë ardhur i ka thënë djali ‘hajde se erdhi mami’. Kanë dalë, djali është rikthyer në lokal për të marrë xhupin dhe vëllai është drejtuar tek makina ku këta kanë qenë të dy. Vëllai i ka kërkuar shpjegime për fjalorin banal që ai ka përdorur ndaj djalit, mendoj se çdo prind do ta bënte.

Kundërshtoj nënën e Melisës kur ta tha që “ishte e traumatizuar, mendoj se ëhstë në rrezik për jetën”. Nuk e mendoj fare këtë sepse Melisa në momentin që ai ka qëlluar vëllain tim, ka qenë ajo që i ka thënë atij personi hajde ikim. E ka kapur dhe i ka thënë ‘hajde ikim’ dhe është drejtuar drejt makinës.

I interesoi ai person dhe nuk i interesoi bashkëshorti jo e jo, sepse po ti interesonte nuk do të arrinte në atë pikë, por nuk i interesoi djali 9-vjeçar që e la të traumatizuar me babain të plagosur që nuk e dinte nëse ishte gjallë apo jo.

Ka qenë Melisa që ka hipur me këmbët e saj në makinë, se ka futur ai me forcë me makinë. Nuk është e vërtetë që ka qenë e traumatizuar.

Të ka thënë që ka pasur përleshje fizike?

E motra: E kam pyetur nëse kanë pasur konflikte. Vëllai është drejtuar makinës. Fillimisht ka dalë Melisa, pastaj ky zotëria. Vëllai i ka thënë çfarë është ai fjalor, ai iu është përgjigjur sërish me fjalor banal. Vëllai tha ‘kam ngritur dorën drejt tij për ta kapur në bluze’, por ka ngelur në tentativë, dora i ka ngelur ngritur pa arritur ta kapë sepse ai ka nxjerrë pistoletën që kishte në brez dhe e ka qëlluar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat