Përtej ndërhyrjes në veprimtarinë e intsitucioneve mikrofinanciare Banka e Shqipërisë ka vendosur që të rishikojë edhe rregulloret e kredive në banka.Banka Qendrore ka vendosur të ulë interesat për kreditë konsumatore deri në 200 mijë lekë.
Deri më tani interesat për kreditë konsumatore rishikoheshin çdo 6 muaj ndërsa në rregulloren e re është vendosuar që të bëhet përjashtim për kategoritë e kredisë konsumatore, në intervalin e shumave të disbursuara 0-200.000 lekë ose ekuivalenti në monedhat e huaja, për të cilat Banka e Shqipërisë përcakton normën efektive maksimale të interesit sa mesatarja e thjeshtë e normës.
Po ashtu të tjera lehtësi që parashikohe në rregulloren e ndryshuar janë edhe komisionet që lidhen me aplikimin për kredi, procesimin, administrimin, miratimin dhe disbursimin e kredisë do të paguhen nga konsumatori në momentin e disbursimit të kredisë dhe nuk shpërndahen përgjatë kohëzgjatjes së kredisë. Kredia për ekonominë ka pasur një ngadalësim të lehtë gjatë muajit nëntor.
Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë kredia e re ka prekur vlerën e 24.3 mld lekëve ose me një rënie prej 3 miliarde lekësh më pak gjatë muajit nëntor 2024.Por nëse shohim eurinë përgjatë vitit rritja është e konsiderueshme .Në total kredia për ekonominë ka arritur në 824.3 miliardë lekë.