Deklarimi i të ardhurave personale/ Ndryshon pragu dhe afati i dorëzimit të deklaratës vjetore

Shqipëria

Deklarimi i të ardhurave personale/ Ndryshon pragu dhe afati i dorëzimit të deklaratës vjetore

Më: 14 janar 2025 Në ora: 14:21
Foto ilustrim

Të gjithë individët që kanë realizuar të ardhura bruto mbi 1.2 milionë lekë në vit do të plotësojnë deklaratën individuale të të ardhuave për vitin 2024 për herë të parë.

Deri më tani detyrimin për plotësimin e deklaratës së të ardhurave e kishin vetëm individet me te ardhura mbi 2 milionë lekë në vit.

Sipas të dhënave të Tatimeve jane rreth 141 mijë individë që duhët të dorëzojnë DIVA-n pranë administratës tatimore. Krahas pragut, këtë vit ndryshon edhe afati i dorëzimit të deklaratës vjetore. Nuk do të jetë më 30 prilli, por ajo duhet të dotëzohet brenda datës 31 mars.

Po ashtu, DIVAn duhet ta deklarojnë edhe individët që kanë të ardhura mbi 50 mijë lekë të patatuara. Ndërkohë nuk ndryshon deklarimi për individët e dypunësuar në vend. për pasaktësi në të dhëna apo vonesë në plotësimin e deklaratës Tatimet parashikojnë edhe penalitete.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat