Punëtorin në Berat e zunë poshtë gurët e kalasë dhe ndërroi jetë, arrestohet në Tiranë drejtuesja teknike e firmës

Shqipëria

Punëtorin në Berat e zunë poshtë gurët e kalasë dhe ndërroi jetë, arrestohet në Tiranë drejtuesja teknike e firmës

Më: 14 janar 2025 Në ora: 14:57
Foto ilustrim

Policia në Tiranë ka arrestuar 41-vjeçaren I.Ç, pasi gjykata në Berat ka vendosur për të masën “arrest me burg” për “shkelje të rregullave të mbrojtjes në punë”.

Mësohet se e arrestuara ishte drejtuese e firmës, ku humbi jetën në dhjetor 2024 një punonjës. Ky i fundit humbi jetën, pasi e zunë poshtë gurët e kalasë.

Në vijim të kontrolleve, me qëllim lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, Komisariati i Policisë Berat, në bashkëpunim me Policinë Rrugore të Tiranës, ndaloi shtetasen I. Ç., 41 vjeçe, banuese në Tiranë, pasi më datë 27.12.2024, Gjykata e Beratit i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.

Më datë 17.12.2024, gjatë punës për rikonstruktimin e një objekti në lagjen “13 Shtatori”, humbi jetën shtetasin G. S., 47 vjeç, të cilin dyshohet se si pasojë e shkeljes së rregullave të mbrojtjes në punë, nga firma e ndërtimit në të cilën ishte drejtuese teknike shtetasja e ndaluar, e zuri poshtë një masiv guri që u shkëput nga zona e kalasë.

Pas ngjarjes u arrestua investitorja për rikonstruksionin e objektit dhe u shpall në kërkim administratori i firmës së ndërtimit, për të cilin vijojnë kërkimet, me qëllim kapjen.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat