Moti i keq, rruga e Kishës së Shën Ndout në Laç e vështirë për lëvizjen e mjeteve

Shqipëria

Moti i keq, rruga e Kishës së Shën Ndout në Laç e vështirë për lëvizjen e mjeteve

Më: 14 janar 2025 Në ora: 15:40
Foto nga vendi i ngjarjes

Rruga e Kishës së Shën Ndout në Laç është e vështirë për lëvizjen e mjeteve. Megjithëse moti i keq ka kaluar, Bashkia e Kurbinit ende nuk ka dalë për të pastruar rrugën që çon drejt Kishës.

Gazetari Elidon Ndreka raporton për Balkanweb se besimtarët hasin vështirësi për të kaluar, pasi rruga nuk është pastruar dhe nuk është e kalueshme lehtësisht.

Edhe pse është ditë e martë dhe shumë besimtarë udhëtojnë drejt Kishës së Shën Ndout, lëvizja është shumë e vështirë.

Pamjet tregojnë problematikën dhe faktin që banorët e Kurbinit ende nuk e kanë konsideruar të nevojshme ndërhyrjen për të mundësuar pelegrinët të kryejnë pa pengesa peligrinazhin e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat