Vota e diasporës në Shqipëri, Vasili: Duhet të jetë gjithmonë një roje dhe garante e demokracisë

Shqipëria

Vota e diasporës në Shqipëri, Vasili: Duhet të jetë gjithmonë një roje dhe garante e demokracisë

Më: 14 janar 2025 Në ora: 18:33
Deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili

Deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili ka theksuar në një postim në Facebook rëndësinë e votës së diasporës për mbrojtjen e demokracisë dhe shtetit të së drejtës në Shqipëri.

Ai e cilëson votën e diasporës si një risi demokratike që duhet të transmetojë standarde jetese demokratike, si në vendet ku ata jetojnë, duke garantuar shtetin ligjor, votën e ndershme dhe funksionimin e institucioneve pa korrupsion.

Vasili kritikoi qeverisjen e Edi Ramës, duke e quajtur Shqipërinë një “narkoshtet” dhe duke theksuar emigrimin masiv të shqiptarëve për shkak të korrupsionit dhe dështimit të shtetit.

Ai denoncoi tentativat e pushtetit për të manipuluar votat e diasporës dhe kërkon që vota e tyre të jetë një roje e demokracisë dhe shtetit të së drejtës në Shqipëri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat