Akuzat e Gazmend Bardhit lidhur me implikimin e Olsi Ramës në çështjen ‘Xibraku’ u mohuan nga Gjykata e Posacme e cila e shpalli vëllain e kryeministrit të paimplikuar.
Juristja Brisida Gjikondi, e ftuar në ‘Edicionin Qendror’ u shpreh se Rama ka një shkak të ligjshëm për të proceduar Gazmend Bardhin për shpifje. Sipas saj, kjo është politikë e Berishës i cili nuk e sulmon kundërshtarin me argumenta, por përdor mjete denigruese duke ndërhyrë në familje.
” Në rast se do procedohet nga Rama që duhet ta procedoj, Gazi ashtu si idhulli i tij Berisha mendon se kundërshtari nuk sulmohet me argumenta, por nga rrethi familjar. Mendoj që Rama nuk duhet të reduktohet në deklarata televizive, por duhet të marr hapa konkret që të jetë shembull për të tjerët që goditen nga politika e Berishës dhe dishepujve të tij. Edhe në 2020 Bardhi ka akuzuar Olsin për një makinë Lincoln që e përdorte dhe Rama. Është qesharake dhe këta s’janë as burra, janë frikacakë. Kur u hap cështja në Spak nuk ka bërë kallëzim ka dhënë thjesht informacion.
Kur është bërë hetimi për Xibrakun në pushtet ka qenë Berisha dhe në rast se vëllai i tij do kishte të bënte me atë, do tu kishin dale të gjithë elementët. Është tipike e Berishës që të bën për budalla dhe merret me familjen. Rama mund të ketë 100 kusure, sepse mendoj që ka pasur në rrethin e tij politike shumë të korruptuar, por ti hysh në familje, te gruaja, te djali, te vëllai më shumë e dëmton. Neni 120 i kodit penal për shpifjet publike.
Në PD e Berishës ke burra dhe gra që dalin akuzojnë dhe shpifin dhe nga krahu tjetër askush nuk ndihet. Vërtet vëllai i kryeministrit ka bërë kallëzim në prill, por mendoj që vetë Rama duhet t’i lërë retorikat dhe nuk ja vlen që të komentonte vendimin e SPAK sepse përsa kohë flet SPAK, i prish punë. Mendoj që vërtet Rama ka një shkak të ligjshëm ligjor dhe duhet ta procedojë.
Shpifja dënohet deri në 3 vite burg, është arma e preferuar e Berishës. Këto kanë modelin e Berishës që ka politikë denigruese, ti vërtet mund të kesh një kundërshtar që e kritikon e akuzon, por nëse kalon në denigrime familjare në shpifje.
Këta nuk po e ndjejnë pulsin e elektoratit. Berisha ka një komand në trurin e tij dhe ul seriozitetin dhe dëmton shqipërinë. Ketu është imoraliteti i politikës që kur ka interesa flet, kur nuk ka nuk flet.”