Ulja e interesave për mikrokreditë, Banka e Shqipërisë projekton ndryshime në rregullore për tavanet e interesave

Shqipëria

Ulja e interesave për mikrokreditë, Banka e Shqipërisë projekton ndryshime në rregullore për tavanet e interesave

Më: 14 janar 2025 Në ora: 19:54
Foto ilustrim

Banka e Shqipërisë kërkon të ulë sërish interesat e mikrokredive.

Këshilli Mbikëqyrës i Bankës Qendrore ka propozuar disa ndryshime në rregulloren që përcakton tavanet e interesave që mund të aplikojnë bankat dhe institucionet e tjera financiare në kreditë konsumatore.

Deri më sot, ky limit llogaritej si mesatare e thjeshtë e interesave të aplikuara përgjatë 6 muajve të fundit, duke i shtuar edhe 1/3. Tanimë kjo shtesë bie, në përpjekje për të reduktuar më tej koston e huave të dhëna nga mikrofinancat.

Kursimi do të ndihet tek qytetarët si për këstet e kredive, ashtu edhe për shumën totale që do t’u duhet t’i kthejnë kredidhënësve.

Tavani i interesave nisi të zbatohej në vitin 2022, si një mjet për të ulur abuzimet nga mikrokreditë. Nisma uli fillimisht interesat maksimalë nga 171% para 3 vitesh në 95% sot, por zbritja ka qenë vazhdimisht e më pak e prekshme, për shkak të formulës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat