Shefi i doganës së Kapshticës rrahu doganierin/ Policia: E pezulluam për 3 ditë, nuk u bë kallëzim

Shqipëria

Shefi i doganës së Kapshticës rrahu doganierin/ Policia: E pezulluam për 3 ditë, nuk u bë kallëzim

Më: 14 janar 2025 Në ora: 19:52
Ilustrim

Policia e Korçës ka reaguar në lidhje me pamjet e publikuara në media, ku shefi i stacionit të policisë kufitare në Kapshticë Arbër Alimadhi dhunonte një doganier dhe ngjarja ishte filmuar nga kamerat e sigurisë.

Përmes një komunikate për mediat, blutë e Korçës bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur më datën 6 Janarin dhe ndaj Alimadhit është marrë masa e pezullimit nga detyra për vetëm 3 ditë.

Gjithashtu, raportohet se ndaj Arbër Alimadhit ka nisur dhe një hetim disiplinor nga Drejtoria e Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit.

Doganieri i dhunuar, shtetasi L.M. raportohet se nuk ka pranuar të bëjë kallëzim në institucionet përkatëse.

Reagimi i Policisë së Korçës:

Në lidhje me një video të postuar në rrjetin social JOQ, ku shfaqet një oficer policie duke u konfliktuar me një punonjës të doganës, në Pikën e Kalimit Kufitar Kapshticë, ju sqarojmë se:

Ngjarja ka ndodhur më datën 06.01.2025, dhe menjëherë pas ngjarjes, në zbatim të rregullores së Policisë së Shtetit, Shefi i Stacionit të Policisë Kufitare Kapshticë, Komisar A. A, është pezulluar tre ditë nga detyra dhe ndaj tij Drejtoria e Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit nisi hetimin disiplinor.

Për të kryer një hetim sa më të plotë, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka urdhëruar transferimin e menjëhershëm të këtij punonjësi nga Pika e Kalimit të Kontrollit Kufitar Kapshticë.

Sqarojmë se shtetasi L.M (doganier) me të cilin u konfliktua Shefi i Stacionit A.A, nuk ka pranuar të bëjë kallzim.

Po në lidhje me këtë rast, ka kryer veprime hetimore dhe Agjencia e Mbikëqyrjes Policore.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by JOQ Albania (@joqalbania)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat