Si është gjendja e Janullatos?

Shqipëria

Si është gjendja e Janullatos?

Më: 14 janar 2025 Në ora: 20:58
Anastas Janullatos

Kryepeshkopi i Shqipërisë, Anastas Janullatos ndodhet në ditën e 11 të shtrimit në spital, por sërish gjendja e tij mbetet kritike.

Mediat greke raportojnë se mjekët kanë tentuar ditën e sotme që prej mëngjesit që ta zgjojnë, pasi ende është i intubuar në Repartin e Mjekimit Intensiv.

Nëse procesi i zgjimit rezulton me sukses, në fazën e dytë do të tentojnë që ta heqin nga intubimi, por kjo do të varet nga mënyra sesi Janullatos i përgjigjet mjekimeve të personlit që drejtohet nga profesoresha Anastasia Kotanidou.

Kryepeshkopi ka pasur gjakderdhje gastrike, të cilën mjekët u përpoqën ta trajtojnë. Ky ishte edhe qëllimi i operacionit që u krye me nxitim. Gjatë ditëve që ka qenë i shtruar në Athinë, shëndeti i 95-vjeçarit ishte përkeqësuar dhe orët e fundit ishte intubuar e transferuar në Repartin e Kujdesit Intensiv.

Janullatos ndodhet në spitalin Evangelismos që prej të premtes së kaluar, kur u transferua në Athinë nga Tirana me avionë të Forcave Ajrore. Prej datës 30 dhjetor, ai ishte i shtruar në një klinikë në Tiranë.

Diagnoza fillestare ishte një virus sezonal. Megjithatë, duke pasur parasysh shëndetin dhe moshën e tij, virusi u shndërrua në një infeksion dhe ai pësoi gjakderdhje gastrike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat