Bardhi: Prokurori kishte ngarkesë politike, u dha certifikatë “virgjërie” kriminelëve në rastin e Elbasanit

Shqipëria

Bardhi: Prokurori kishte ngarkesë politike, u dha certifikatë “virgjërie” kriminelëve në rastin e Elbasanit

Më: 14 janar 2025 Në ora: 22:20
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka komentuar sot pezullimin e çështjes “Xibraka” nga SPAK, gjatë një interviste në emisionin “Open” në News24.

Bardhi ka theksuar se prokurori i rastit, pas ngjarjes së Elbasanit, doli në një konferencë për mediat dhe u rreshtua me propagandën e Partisë Socialiste, duke thënë se nuk ishte gjetur asnjë material zgjedhor në automjetin që shkaktoi incidentin. Sipas Bardhit, më pas ky prokuror ka ndryshuar qëndrim dhe ka pohuar të kundërtën e deklaratave të tij fillestare.

“Hetimet mbi çështjen u kryen po nga ky prokuror, i cili, sipas Bardhit, kishte ngarkesë politike. Ai ka fshehur identitetin e katër personave të përfshirë në ngjarje, të cilët ishin të armatosur dhe qëlluan të parët,” tha Bardhi, duke e akuzuar atë se ka bërë manipulim të provave dhe ka mbrojtur kriminelët, duke u dhënë atyre “certifikatën e virgjërisë.”

Bardhi shtoi se në 10 maj 2024 ka kërkuar largimin e prokurorit të përfshirë në këtë rast, duke argumentuar se nuk kishte besim te ai. “Nuk kam të dhëna që ai është i korruptuar, por në çështjet me ngarkesë politike, ai është një ushtar i partisë në pushtet dhe manipulues i çështjeve që heton,” deklaroi ai.

Sipas Bardhit, kërkesa e tij për ndërhyrje nuk u mor parasysh nga autoritetet, me arsyetimin se ai nuk është një person i interesuar në këtë çështje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat