Gazetari Trashëgim Sokolaj foli për atentatit që tronditi Vlorën një natë më parë.
Në “Ora e Fundit” në ABC News, gazetari theksoi se vrasja e 30-vjeçarit Kristian Marku dukej e mirëorganizuar.
“Duket që kemi të bëjmë me një ngjarje të mirëorganizuar. 30-vjeçari ishte një person me precedentë penalë. Ngjarja duket tipike mafioze dhe në një zonë që nuk ka pasur dëshmitarë. Prova kryesore që ka grupi hetimor në duar është celulari i 30-vjeçarit që është gjetur në automjetin e viktimës.
Një fakt tjetër është edhe targa që i përkiste makinës së një polici që e kishte denoncuar të vjedhur automjetin kohë më parë. E vetmja histori prezente për policinë është historia e hakmarrjes”, ka thënë gazetari.