Kryetari i bashkisë së Kolonjës, Erion Isai është pyetur në SPAK ditën e sotme për rreth një orë.
Pas daljes nga godina e prokurorisë, Isai u shpreh për mediat se dha sqarime shtesë në SPAK në lidhje me një dosje të vitit 2023, por pa zbuluar më shumë detaje.
Gjithashtu ai u shpreh se në SPAK ishte në cilësinë e personit deklarues.
“Dhashë disa shpjegime shtesë nga 2023, nuk e di nëse duhet të them çështjen që isha, dhashë disa shpjegime shtesë dhe kam qenë person deklarues. Është një ngjarje e vjetër, nuk ka lidhje me tenderat e bashkisë. Kam qenë i thirrur si person në dijeni për një ngjarje. Nuk ka lidhje me krimet zgjedhore, a lidhje me një ngjarje konkrete të para shumë kohëve, ku Bashkia nuk ka qenë e përfshirë me tender publik të drejtpërdrejtë, por si institucion që bashkëpunon dhe ka dijeni. I takon prokurorisë se kë po heton, unë jam pyetur si person që ka dijeni. Hetuesit ishin në humor, pse të mos jenë në humor Ishte hera e parë në Prokurori, ishte këndshëm”, tha Isai pas daljes nga SPAK.