Prokuroria e Posaçme me miratimin e gjykatës ka ushtruar kontrolle në një tjetër ambient që përdorej nga shoqëria “Harabel” ku bashkëthemeluese është bashkëshortja e Erjon Veliajt, Ajola Xoxa.
Mësohet se kontrolli është ushtruar në ambientet e një apartamenti që ndodhet në kryeqytet.
Kontrolli është ushtruar nga agjentët e BKH të mbeshtetur nga efektivë të policisë, ndërsa vendimi i kontrollit është dhënë më datë 14 janar.
SPAK po kryen veprime hetimore ndaj kryetarit të bashkisë Erjon Veliaj dhe të afërmë të tij për disa vepra penale, nga ajo e korrupsionit, fshehje e pasurisë, mos deklarimit apo pastrim parash.
Deri në këtë fazë veprimet hetimore po kryhen mbi bazen e një kallëzimi dhe nuk ka të rregjistruar mbi emrin e ndonjë personi të dyshuar.