Klement Çala gjatë seancës ku kundërshton “41 biss”, i kërkoi SPAK ku është bazuar për mbylljen e tij në regjimin e ashpër.
Gazetarja e Top Channel, Anila hoxha raporton se avokatja e tij Eviola Shehu se nuk ekziston asnjë arsye për ta mbyllur në “41 biss”, pasi shkresat e mëparshme të burgjeve e përshkruajnë me “sjellje pozitive” dhe që nuk mban sende të ndaluara.
Seanca u shty për t’i lënë kohë prokurorisë të sjellë provat. Klement Çala ka qenë edhe më herët në regjimin e ashpër ku u mbajt për pesë muaj.
Rikthimi i tij brenda regjimit të ashpër ndodhi në 17 dhjetor 2024 dhe pas këtij vendimi, i dënuari me 20 vjet burg paraqiti kërkesë në gjykatën e posaçme për shfuqizimin e vendimit. Seanca e radhës do të mbahet në 27 janar, në orën 12.