Gjyqtarja Marsida Xhaferllari e Gjykatës Kushtetuese kërkoi sërish dorëheqjen nga gjykimi për masën e sigurisë për kreun e PD Sali Berisha dhe dhëndrin e tij Jamarbër Mallezi.
Xhaferllari, bashkëjetuesja e Enkelejd Alibeajt është gjyqtare e Kushtetueses.
Berisha e Malltezi kanë depozituar kërkesa në Kushtetuese që të heqin masat e SPAK në ngarkim të tyre.
Gazetari Osman Stafa raportoi për BalkanWeb se Xhaferllari kërkoi të hiqte dorë për së dyti nga trupa gjykuese që do shqyrtojë pikërisht kërkesën e Berishës dhe të Malltezit, por Gjykata Kushtetuese ka hedhur sërish poshtë kërkesën e saj.