Vrasja e Kristjan Markut në Vlorë ende pa autor! Ditën e ngjarjes, targa i ishte grabitur një polici

Shqipëria

Vrasja e Kristjan Markut në Vlorë ende pa autor! Ditën e ngjarjes, targa i ishte grabitur një polici

Më: 15 janar 2025 Në ora: 15:04
Kristjan Marku

Vazhdojnë ende hetimet në terren për zbardhjen e vrasjes së Kristjan Markut dy ditë më parë në Vlorë dhe kapjen e autorëve.

Gazetari i Top Channel, Mikel Marsi raporton se grupi hetimor është përqendruar te zbulimi i autorit që ka vjedhur targat.

Targat i përkasin një polici, i cili kishte lënë makinën të parkuar në Novoselë, të cilat janë vjedhur ditën që ndodhi vrasja.

Policia ka sekuestruar kamerat në njësinë Novoselë për të rënë në gjurmët e personit që grabiti targat.

Celulari i viktimës ndërkohë ende nuk është hapur, por është dërguar te autoritetet përkatëse që të zbërthehen bisedat e tij për të kuptuar se çfarë e lidhte viktimën në Vlorë.

Viktima ishte i vetëm ndërsa në automjet nuk u gjet asgjë e paligjshme.

Edhe makina e autorëve rezulton e vjedhur, ndërsa hetimet vijojnë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat