Nisja e vitit të ri shënon edhe një shtim të rasteve të dhunës në familje.
Referuar njoftimeve zyrtare të policisë, në javën e parë të 2025 u raportuan 17 raste të dhunës në familje, që i bie rreth 2 apo më shumë të tilla në një ditë.
Pedagogia Iris Luarani tregon: “Fakti që njerëzit për festa qëndrojnë më shumë në shtëpi është një nga faktorët që ndikon. Një nga arsyet pse u shtua dhuna gjatë COVID-it ishte se njerëzit rrinin më shumë të mbyllur brenda mureve të shtëpisë. Dhe ambienti që duhet të jetë vendi i sigurt dhe o lumtur, në fakt kthehet në vendin e dhunës dhe agresivitetit. Rrjetet sociale, nuk dua të them që promovojnë dhunë, pasi promovojnë edhe gjëra të tjera shumë të bukura, e bëjnë shumë më virale përhapjen e lajmit. Dhe ne e dimë që sa më shumë lajme kronike te dëgjojmë aq më shumë ngjarje të kronikës së zezë do të kemi.
Një grua që po dhunohet edhe tani që flasim të telefonojë policinë 129, apo një OJF, apo në numrin 116117. Ne na ka humbur kultura e komunitetit. Komshinjtë e dëgjojnë shumë mirë që ngjitur fqinja po dhunohet, por nuk telefonojnë askënd duke menduar ‘ç’më duhet mua’. Ata harrojnë që kjo situatë mund t’i ndodhë çdokujt nga ne dhe një telefonatë shpëton një dhe më shumë jetë”.