Pensionistët shqiptarë protestojnë sërish: Duam rritje jo bonus dy herë në vit

Shqipëria

Pensionistët shqiptarë protestojnë sërish: Duam rritje jo bonus dy herë në vit

Më: 15 janar 2025 Në ora: 17:59
Pensionistët shqiptarë

Pensionistët janë grumbulluar sërish në protestë në Tiranë, kërkesa e tyre kryesore për vitin 2025 mbetet rritja e pensioneve dhe shpërndarja e bonusit në mënyrë që të kontribuoni në përmirësimin e kushteve të jetesës.

Ata kërkojnë që pensionet të bëhen sa paga minimale, duke theksuar se bonusi dy herë në vit nuk mjafton për të përballuar shpenzimet e përditshme.

”Nuk ushqehemi dy herë në vit”.

”Ne nuk duam të hamë vetëm një herë, ne duam gjithë vitin, prandaj vijmë këtu për t’i kërkuar shtetit që të na rrisë pensionin. Morëm 250 lekë si bonus, por duam diçka më të qëndrueshme. Nuk duam vetëm një herë në dimër dhe pranverë, duam pension të mjaftueshëm gjatë gjithë vitit”, thotë një pensionist.

Pensionistët kërkojnë një rritje të qëndrueshme

”Sa herë të ketë protesta, ne do të vijmë dhe do të flasim. Kërkojmë që pensionet të rriten çdo muaj, duke arritur në 400 mijë lekë, sa paga minimale. Kjo do të ishte një ndihmë për të mbijetuar, veçanërisht për ata që janë më të vjetrit dhe përballen me vështirësi të mëdha”, thotë një pensionist.

Pensionistët pohojnë gjithashtu se vendosja e një minimumi jetik është një hap i parë në drejtim të përmirësimit të pensioneve në Shqipëri. Ata theksojnë se asnjë pension nuk duhet të jetë nën masën 20 mijë lekë, pasi kjo është shumë e ulët për të mbijetuar.

”Bonus nuk vlen, duam rritje të pensioneve”.

”Bonusi nuk ka vlerë për ne. Nuk mund të mbijetojmë me bonusin, duhet një përqindje më e madhe të pensionit. Na ndihmojnë fëmijët, por jetesa ka bërë që gjithçka të shtrenjtohet, dhe bonusi nuk është i mjaftueshëm”, thotë një pensionist.

Pensionistët kërkojnë që bonusi që ata marrin të bashkohet me pensionin dhe të shpërndahet çdo muaj.

Pavarësisht bonuseve të pranverës dhe të fundvitit, shuma është e pamjaftueshme për t’u përballuar me kostot e përditshme, si dhe për të mbuluar shpenzimet e shëndetit.

Në këtë mënyrë, pensionistët shpresojnë se mund të kenë një ndikim më të madh në përmirësimin e kushteve të jetesës së tyre dhe të arrijnë të përballojnë vështirësitë e jetës së përditshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat