“Rama veç me arab ka mbet. Pse nuk bën biznese me Evropën dhe Amerikën?”/ Kryeministri i përgjigjet komentuesve:

Shqipëria

“Rama veç me arab ka mbet. Pse nuk bën biznese me Evropën dhe Amerikën?”/ Kryeministri i përgjigjet komentuesve:

Më: 15 janar 2025 Në ora: 18:33
Edi Rama

Nga samiti i “Javës së Qëndrueshme” në Abu Dhabi, kryeministri Edi Rama njoftoi se shumë shpejt do të nënshkruhet një marrëveshje strategjike me Italinë dhe Emiratet për zhvillimin e kabllove nënujore të energjisë së ripërtëritshme.

Kreu i qeverisë i është përgjigjur pyetjeve të dy komentuesve në lidhje me nënshkrimin e marrëveshjes për zhvillimin e kabllove nënujore të energjisë së ripërtëritshme.

“Rama veç me arab ka mbet. Pse nuk bën biznese me Evropën dhe me Amerikën” “Të kthej unë përgjigje vëlla, sepse nuk duan. S’kanë interes.”, janë këto dy komentet që kryesocialisti është përgjigjur.

“Sa u ktheva dhe po lexoja komentet tuaja ‘Rama ka mbetur vec me arabë’. Për këdo ta ketë nuk ka diçka më larg të vërtetës, duke filluar që nga marrëveshja e sotme ku ishim mes arabëve dhe italianëve. Dhe Italia është nga Evropa apo jo Fatos, Simon. E dini sa biznese bëjnë investitorët e huaj në Shqipëri? Mbi 1 miliard euro. E dini nga vijnë? Evropë, Amerikë shumica dërrmuese. Po ne si qeveri sa projkete bëjmë dhe e dini nga vijnë? Nga Evropa thuajse të gjitha. Qeveria amerikane na njoftoi pak ditë më parë se ka përzgjedhur Shqipërinë për një financim të madh në fushën e energjisë. E vërteta është që siç kemi çuar në tjetër nivel marrëdhënien me Evropën dhe Amerikën, kemi forcuar shumë marrëdhëniet edhe me vendet arabe, sidomos me Emiratet e Arabisë Saudite. Është një marrëdhënie pozitive dhe krejt e pashfrytëzuar në të shkuarën. Faleminderit që u bëtë sebep për këtë shkëmbim ‘sy më sy’. Nuk ka nevojë të më doni për të marrë informacionet që të doni. Merrni informacionet dhe doni kë të doni.”, u përgjigj Rama dy komentuesve në rrjetin e tij social Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat