“E kishin lënë të pinin kafe bashkë, por...”/ Detaje nga vrasja e 81-vjeçarit, telefonata që alarmoi familjen e tij

Shqipëria

“E kishin lënë të pinin kafe bashkë, por...”/ Detaje nga vrasja e 81-vjeçarit, telefonata që alarmoi familjen e tij

Më: 15 janar 2025 Në ora: 19:56
Xhemal Meta

Detaje të reja janë mësuar në lidhje me vrasjen e 81-vjeçarit Xhemal Meta në Zall Bastar, i cili u godit për vdekje me çekiç nga 64-vjeçari Isuf Hasa, ngjarje e ndodhur disa ditë më parë.

Raportohet se viktima dhe autori e kishin lënë që të dielën që të pinin kafe bashkë, në një kafene që e kishin 30 minuta larg nga fshati në këmbë. Ata e kishin lënë që në orën 9.00 do të niseshin bashkë, por në momentin që janë takuar, autori e ka goditur të moshuarin me mjete te forta në oborrin e banesës së tij, duke e lënë të vdekur. Më pas është larguar duke i marrë portofolin dhe ka shkuar në barin ku e kishte lënë të shkonte me viktimën.

Xhemal Meta kishte parashikuar që pas kafes të lëvizte drejt Tiranës. Ai kishte komunikuar me shoferin e furgonit që do ta sillte në kryeqytet. Shoferi e ka telefonuar disa herë 81-vjeçarin dhe pasi ai nuk ka hapur telefonin, ai ka lajmëruar familjarët.

Ata kanë lajmëruar një të afërmin e tyre që ishte në fshat dhe e kishin komshi dhe kur ka shkuar pranë banesës në oborr ka gjetur 81-vjeçarin të vdekur, më pas ka lajmëruar familjarët dhe ato më pas policinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat