Primaret dhe aleatët, dilemat e PD/ Flamur Noka: Po diskutojmë datën, disa mëri ende nuk janë harruar brenda nesh

Shqipëria

Primaret dhe aleatët, dilemat e PD/ Flamur Noka: Po diskutojmë datën, disa mëri ende nuk janë harruar brenda nesh

Më: 15 janar 2025 Në ora: 20:15
Flamu Noka

Para betejës elektorale me kundërshtarin politik, demokratët i pret një garë e brendshme për te përzgjedhur kandidatët për deputet.

Por, në Partinë Demokratike nuk ka ende një datë se kur do te zhvillohen primaret duke i vënë në pikëpyetje ato.

“Akoma nuk është përcaktuar data, janë duke u diskutuar modalitetet. Ajo që është e rëndësishme është se çdo njeri, në forcën tonë politike dhe ne opozite duhet te shohë me shume përtej vetes”, tha Flamur Noka.

Primaret në Partinë Demokratike rrezikohen jo vetëm nga koha e pakët e mbetur, por edhe nga zërat skeptik te cilët mendojnë  se një proces i tillë mund të prishë ekuilibrat e partisë në prag fushate, pasi plagët nga lufta e brendshme ende nuk janë shëruar. Flamur Noka pranon rrezikun, por beson se demokratët do dinë të hedhin pas krahëve inatet e së shkuarës.

“Bashkimi ka dhënë rezultatin e vet ka krijuar frymën dhe besimin por ka individë që akoma brenda përbrenda nesh mërite dhe inatet nuk i harrojnë kaq lehtë, por demokratët kanë një gjë. Synimi i tyre është te përballemi me regjimin dhe ta mundim atë”, shtoi deputeti Noka.

Primaret duket se nuk janë i vetmi shqetësim i demokratëve , të cilët në prag te zgjedhjeve parlamentare, duhet të gjejnë një formulë që kënaq të gjithë aleatët që kërkojnë një vend të sigurt në listën e PD. Dilema nuk ka për Ilir Metën, i cili edhe pse në burg, Sali Berisha ka një vend të sigurt për të.

Pjesë nga intervista:

Flamur Noka: Ilir Meta është aleati ynë kryesor, pa as me të voglin diskutim është i pari që do te konsiderohet kur të përfundojmë negociatën për te qen ne listën tonë.

Elda Menga: Në listë të sigurt Ilir meta ?

Flamu Noka: Pa as më të voglin diskutim.

Opozita ka vendosur të dalë me një listë të përbashkët në zgjedhjet e pranverës që udhëhiqet nga Partia Demokratike. Ilir Meta nuk e ka fshehur ambicien për të qenë në listën e Tiranës, por vende të sigurta pret edhe Fatmir Mediu dhe agrarët e Agron Dukës.

Numri dy i Partisë Demokratike konfirmoi se ndarja e aleatëve në listën e PD  do bëhet sipas  peshës elektorale që ata kanë pasur në zgjedhjet e shkuara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat