Pak ditë më parë në Shqipëri u ekstradua nga Turqia në Shqipëri, Dritan Rexhepi, i njohur si një prej kokave të trafikut të kokainës dhe i cilësuar si “mjeshtri” i arratisjeve nga burgu.
Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço u shpreh se Dritan Rexhepi e njeh shumë mirë kodin e heshtjes, ndërsa shtoi se nuk ka asnjë gjasë, që ai të bëhet i penduari i drejtësisë shqiptare.
Ai theksoi se Dritan Rexhepi ka patur tentativa të mirëfillta për të eliminuar fizikisht prokurorë në Shqipëri. Sipas tij, Rexhepi ka shpresën e madhe tek arratisjet, një “ves” të cilin e ka shfaqur disa herë edhe në shtete të tjera.
Ai pohoi se kjo është sfida më e madhe që ka sot drejtësia në Shqipëri, me një personazh të tillë me dritë-hije të mëdha.
“Ky nuk flet, sepse po foli do shpalosë një sërë linjash të tjera dhe gjëra që ne as si kemi menduar. Nuk pendohet. Ky ka pasur tentativa për të vrarë prokurorë në Shqipëri. Ky vetëm ka shpresën e një arratisjeje. Kjo është sfida më e madhe që kemi sot”, tha ai në emisionin “Real Story”.