Eksperti i Kriminalistikës: Ka dyshime të forta që Talo Çela mund të jetë vrarë dhe zhdukur

Shqipëria

Eksperti i Kriminalistikës: Ka dyshime të forta që Talo Çela mund të jetë vrarë dhe zhdukur

Më: 15 janar 2025 Në ora: 20:45
Ervin Karamuço

“Talo Çela, mund të jetë vrarë dhe zhdukur”, kështu është shprehur eksperti i Kriminalistikës, Ervin Karamuço në një intervistë të zhvilluar në emisionin “Real Story” në ABC News.

Megjithatë Karamuço theksoi se lidhur me këtë çështje deri më tani nuk ka asnjë provë, por nga të dhënat që vijnë, shtoi ai flitet që mund të jetë vrarë për t’u zhdukur më pas.

“Për Talo Çelën, ka dyshime të forta nga ana e Policisë së Shtetit që është vrarë dhe zhdukur, por deri tani nuk ka asnjë provë.

Nga përgjimet ka pasur një tendencë që nëse zbulohej do të shkonte në vendet latine dhe të ndryshonte pamje. Por nga të dhëna që vijnë, ata flasin që është vrarë dhe zhdukur”, tha ndër të tjera Karamuço.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat