Eliona Shkreli kryetare e komanduar e degës së Partisë Demokratike të Shkodrës

Shqipëria

Eliona Shkreli kryetare e komanduar e degës së Partisë Demokratike të Shkodrës

Më: 15 janar 2025 Në ora: 21:12
Eliona Shkreli

Anëtarja e këshillit bashkiak të Shkodrës, Eliona Shkreli do të mbajë detyrën e kryetares së komanduar të degës së Partisë Demokratike në këtë qytet, në prag të zgjedhjeve të 11 majit.

Shkreli u përzgjodh mes 25 emrave të propozuar nga strukturat lokale demokrate për të drejtuar si e komanduar degën e Shkodrës, duke zëvendësuar Gjenarin Kapcarin, i dorëhequr prej 10 muajsh.

Gjatë fjalës së saj pas vendimit, Shkreli tha se “synimi kryesor që kemi është të bashkohemi të gjithë demokratët, sepse ne kemi vetëm një qëllim, largimin e qeverisë Rama dhe synimi kryesor për Shkodrën është largimi i Benet Becit dhe të gjithë njerëzve të tij të emëruar, i Rilindjes që ka pushtuar dhe përmes presioneve ka grabitur pushtetin në zgjedhjet e shkuara lokale, kështu që kjo nuk do të ndodh më”.

“Puna jonë do të jetë e përditshme, absolutisht shumë e përkushtuar dhe të gjithë bashkë do të jemi për të luftuar Rilindjen dhe jam e bindur se fitorja do të fillojë nga Shkodra dhe se fitorja do të jetë e thellë”, tha Shkreli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat