''SPAK ka një lloj avashllëku'', Andoni: Erion Veliaj duhej të jepte dorëheqjen dhe të përballej me drejtësinë

Shqipëria

''SPAK ka një lloj avashllëku'', Andoni: Erion Veliaj duhej të jepte dorëheqjen dhe të përballej me drejtësinë

Më: 15 janar 2025 Në ora: 21:30
Ben Andoni, Erion Veliaj

Analisti, Ben Andoni i ftuar në emisionin ‘’Ora e Betit’’ në Ora News u shpreh se Erion Veliaj duhej të jepte dorëheqjen dhe të përballej me drejtësinë.

Andoni: Mënyra se si tjetërsohen paratë dhe si shkojnë nëpërmjet kanaleve dhe vijnë përsëri në burim, kjo është shqetësuese.

E dyta konfuzioni shumë i madh.

Ne si qytetarë prsh unë e shikoj Tiranën në prizma krejt të tjera.

Që jeta është më e vështirë, ajri është ai që është.

Unë ndjej realisht probleme të bashkisë Tiranës që i kam para syve.

Po mendoj që në momentin e parë, sidomos problemin e inceneratorit por edhe probleme më përpara por sidomos në momentet e fundit po mendoja që një zyrtar duhej të jepte dorëheqjen dhe të përgatitej për përballjen me drejtësinë.

Në mënyrën se si ai po qëndron, në mënyrën se si SPAK po vonohet, prsh ka qenë një insistim i medias që tregoi edhe rastin e parë të kontrollit ndaj tij tregon që SPAK ka një lloj jo avashllëku të përdorim këtë fjalën turke por ka një lloj flegmatizmi që është shumë e dhimbshme për publikun.

Unë i përbahem asaj që zoti Veliaj të paktën duhej të jepte dorëheqjen dhe të priste drejtësinë përballë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat